Kylian Mbappe dhe Neymar pritet të qëndrojnë në Paris Saint-Germain të paktën edhe sezonin e ardhshëm, për shkak të krizës që pandemia koronavirus e ka shkaktuar në botën e futbollit.
Ndikimi i Covid-19 në futboll i ka ndryshuar gjërat dhe do t’i prekë planet e klubeve për transferimin e lojtarëve. Por duket se PSG-ja do të përfitojë nga kjo.
Gazeta e përditshme franeze L’Equipe raporton se as Neymar e as Mbappe nuk do të largohen nga Parc des Princes në muajt e ardhshme.
Kjo për shkak të krizës financiare me të cilën do të përballen klubet dhe për faktin se ky sezon, i ndërprerë shkaku i pandemisë, do të luhet në muajt qershor, korrik dhe gusht.
PSG-ja është e bindur se Mbappe do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, derisa Neymar mund të largohet edhe pse duket e pamundur.
Braziliani ka arritur në një pikë kur ka të drejtë ta ndërpresë kontratën, por vetëm nëse PSG-së i paguhen 180 milionë euro.
Megjithatë, një figurë kaq e lartë në këtë krizë është vështirë e pagueshme. /Tv Malisheva