Italia vazhdon të regjistrojë viktima e raste pozitive me koronavirus.
Në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 34,043 e janë 79 viktima më shumë se një ditë më parë.
Janë shënuar dhe 283 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre deri më sot më 235,561.
Rritet ditë pas dite dhe numri i personave që shërohen nga Covid 19. Akualisht janë 168,646 të shëruar e janë 2,062 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.
Pacientët aktivë me Covid 19 në Itali janë reduktuar më 32,972.
Po ashtu dhe në strukturat spitalore numri i pacientëve që po kurohen është ulur në 4,581 e 263 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intesive.
Gjatë ditë së sotme ministri italian i Shëndetësië Roberto Speranza ka zhvilluar një videokonferencë me homologët e tij të vendeve G7 ku kanë komunikuar se “Covid 19” nuk është mundur ende, transmeton Ora News.
Edhe pse situata është përmirësuar dukshëm në Europë, të dhënat e përditësuara janë preokupuese në disa vende të ndryshme të botës.
Ministri italian i Shëndetësisë ka kërkuar një bashkëpunimi këmbëngulës ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor e arritjes së vaksinës anti-covid si dhe vazhdimësinë e reformimit të Organizatës Botërore të Shëndetit./ Tv Malisheva