Koronavirusi ka kapluar Evropën, madje tashme ka arritur edhe në Shqipëri.

Në Shqipëri deri tani janë prekur gjashtë persona, padyshim që po mbizotron një panik i madh në shtetin shqiptar, shkruan GazetaSheshi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë vendim që të pezullohen të gjitha aktivitet publike, duke përfshirë edhe ato sportive.

FSHF-ja ka marrë vendim që ndeshjet të luhen pa praninë e tifozëve.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

“Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit pas mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e sotme dhe komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave ka vendosur të njoftojë klubet se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Kjo masë është marrë pas vendimit të djeshëm të Ministris së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashëve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi”. thuhet në njoftimin e FSHF-së

Share.