BMW shiti 20,6% më pak makina në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, me pandeminë koronavirus që çon shitjet drejt rënies në Kinë, Evropë dhe SHBA, tha sot prodhuesi i makinave gjermane.
“Rreth 80% e të gjitha dyqaneve me pakicë në Europë dhe 70% e atyre në SHBA aktualisht janë të mbyllura për shkak të koronavirusit”, tha BMW në një deklaratë.
“Kompania është duke përshtatur vëllimet e saj të prodhimit”, tha anëtari i administrimit të BMW, Pieter Nota.
“Në Kinë, ne po shohim shenjat e para të rimëkëmbjes me një konsum të fortë”, vuri në dukje ai.
“Ruajtja e shëndetit të punonjësve, likuiditeti i kompanisë dhe suksesi i saj afatgjatë tani është thelbësor”, tha BMW.
Në tremujorin e parë, i cili kalon nga janari deri në fund të marsit, BMW shiti vetëm 477 111 vetura të tipit BMW, Mini dhe Rolls-Royce.
Në Kinë, shitjet ishin 31%, ndërsa ato ranë me 18% në Evropë dhe 17% në SHBA./ Tv Malisheva