Zëvëndëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.A

mbasadori është njoftuar nga afër me programin qeverisës, reformat shtetërore si dhe miratimin e një strategjie të re anti-korrupsion.

“Sot, pata nderin dhe kënaqësinë të prisja në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Philip Kosnett. Në takim diskutuam për çështjet e përgjithshme, ku me theks të veçantë e informova Ambasadorin Kosnett për Programin Qeverisës dhe portfolion që do të udhëheqë gjatë mandatit qeverisës.Vazhdimi i reformave shtetërore që ndërlidhen me qeverisjen e mirë është prioritet dhe i domosdoshëm. Kjo, përfshirë Pakon e Ligjeve për Administratë Publike dhe Ligjin për Qeverinë, i cili synon dimensionimin e shtyllës ekzekutive të qeverisë duke rregulluar funksionimin dhe organizimin administrativ, duke mbështetur në vazhdimësi luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe nevojën për miratimin e një strategjie të re anti-korrupsion.Ambasadorin Philip Kosnett e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të Qeverisë Amerikane në mbështetjen e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe konfirmova gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim konstruktiv e të vazhdueshëm.Kosova është me fat që ka në krahë SHBA-në” shkruan Tahiri në njoftim./Tv Malisheva

Share.