Sonte është zhvilluar miqësorja e parëndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku Dardanët shënuan fitore me rezultat 98:85 (20:24, 26:17, 28:20, 24:24).

Takimi në Prishtinë, përveç në çerekun e parë, u dominua nga Dardanët, që zhvilluan një lojë të mirë.

Erjon Kastrati shënoi 27 pikë, derisa Dardan Berisha e ndihmoi me 20 pikë, kurse Drilon Hajrizi kontribuoi me 15.

Miqësorja tjetër zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, në Prishtinë, me dyer të mbyllura, vetëm për mediat e interesuara.

Këto takime i shërbejnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq të shoh formën e lojtarëve dhe të përgatit ekipin sa më mirë për ndeshje zyrtare që zhvillohen gjatë muajit gusht.

Kosova ështënë grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021, ku fituesi kalon në rrethin e ardhshëm.

Share.