Nën urdhrat e trajnerit të ri Alain Giresse, Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar edhe stërvitjen e dytë para ndeshjes miqësore kundër Burkina Fasos, që zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ajo që vlen të përmendet është se skuadra është e kompletuar nga lojtarët që janë ftuar nga trajneri francez, përveq Emir Sahitit që pësoi lëmdim dhe u zëvendësua menjëherë nga Lumbardh Dellova.

Yje si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Valon Berisha e të tjerë u paraqitën të gatshëm dhe në formë të mirë gjatë kësaj seance stërvitore.

Në 20 minuta stërvitje që ishin të hapura për media, lojtarët bënë nxjemje dhe vrapim të lehtë.

I pranishëm në stafin e trajnerëve ishte dhe Primoz Gliha, i cili e drejtoi kombëtaren pas shkarkimit të Bernard Challandez.

Pas Burkina Fasos, Kosova luan edhe një tjetër ndeshje miqësore, atë kundër Zvicrës në Cyrih.

/TV Malisheva

Share.