Kombëtarja e Kosovës do t’i nis të hënën përgatitjet në stadiumin “Fadil Vokrri” për dy ndeshjet e muajit tetor, për miqësoren ndaj Gjibraltarit më 10 tetor dhe kualifikuesen ndaj Malit të Zi më 14 tetor 

Në të njëjtën ditë përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media, në orën 11:00 në hotel “Emerald”.

Për këtë grumbullim janë ftuar edhe tre futbollistët të cilët ishin të lënduar në grumbullimin e kaluar si Benjamin Kololli, Herolind Shala dhe Milot Rashica.

Një tjetër risi është ardhja e mbrojtësit Arbenit Xhemajli nga Neuchatel Xamax.

Share.