Kriza energjetike në nivel global dhe faktorë të tjera, janë paralajmërime se Kosova mund të ballafaqohet me një dimër më të vështirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Mirëpo një mundësi e mirë që të tejkalohet më lehtë kjo krizë është rritja e kapaciteteve në energjinë e ripërtërishem.
Kosova është njëra nga vendet më pak të përgatitura për t’u përballur me krizën energjetike. Dimrin që shkoi zbatoheshin reduktime të vazhdueshme. Kurse, njohësit e këtij sektori, ditë më parë kritikuan qeverinë për mungesë të përgatitjeve, si dhe paralajmëruan se importi i energjisë për shkak të çmimit, mund të jetë i papërballueshëm, por edhe nuk mund të plotësohen kërkesat.
Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, gjatë javës së kaluar ka treguar se furnizuesi i energjisë elektrike ka paraqitur kërkesë zyrtare pranë këtij institucioni për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, meqë Qeveria e Kosovës nuk ka realizuar subvencionimin, siç ishte zotuar në fillim të vitit.
Kriza mund të jetë më e lehtë nëse investimet orientohen në prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishem, siç është energjia solare apo energjia e erës, pasi Kosova ka potencial shumë të madh për shkak të djellosjes.
Sipas njohësit të sektorit energjetik, Lulzim Sylës, Kosova ka potencial në këtë aspekt, por që duhet bashkëpunim mes Qeverisë dhe akterëve të tjerë.
Syla: Kosova ka potencial në rritjen e energjisë së ripërtërishem
“Kosova ka potencial shumë të mirë për shkak të djellosjes që e ka në vend, potenciali është shumë i madh, duke filluar nga biznesi që është minimum 200 mgv, pastaj familjet kanë potencial deri 50 megavat të instalojnë sistemet solare dhe gjithashtu projektet e vogla që mund të jenë prodhues gjenerator të vegjël, nga një megavat e tutje mund të jenë potencial deri në 500 megavat në 10 vitet e ardhshme mund të instalohen përmes sistemeve solare në Kosovë….Padyshim se një pjesë të mirë mund të jetë edhe plotësues i mirë i kërkesës për energji elektrike për shkak se potenciali i Kosovës është shumë i madh për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishem siç është energjia solare apo energjia e erës. Gjithashtu, potencial të madh Kosova ka edhe në pjesën e efiçences së energjisë. Prandaj një pjese të madhe nëse Qeveria në bashkëpunim edhe me akterët e tjerë duhet të bisedojnë bashkë me komunitetin e biznesit me qëllim që të ndërmarrin hapat konkret për implementim të projekteve në fushën e efiçences të energjisë. Konkretisht energjia solare është ku mund të implemetohen projekte kilovat deri në megavat për biznese, familje, vetëm duhet hequr barrierat të cilat një prej pikave kryesore është ZRrE që duhet ndërmarrë hapat e parë me qëllim të lehtësimit të barrierave dhe të implemtimit të projekteve në energji”, tha ai.
Ai tha se viteve të fundit ka një interesim të shtuar në Kosovë nga bizneset sa i përket paneleve solare.
Syla: Ka interesim të bizneseve për implementimin e projekteve të energjisë solare
“Vitet të fundit ka një interesim shumë më të madh për shkak që bizneset janë të interesuar me ulë konsumin e energjisë, për shkak të trendit për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Është rrit numri i kërkesave edhe nga ana e bizneseve, duke pas parasysh që edhe mekanizmat tjerë siç janë fondi për mbështetje e siguri, pastaj fondet tjera kanë bërë që bizneset të jenë me të interesuar për implementim të projekteve te energjisë solare”, tha ai.
Sipas tij, marrëveshja e Kosovës me MCC për programin e kompaktit, është një zgjidhje për zhvillimet e reja në këtë sektor.
Syla: Projekti MCC ka vlerë jashtëzakonisht të mirë
“Edhe projekti i MCC ka vlerë jashtëzakonisht të mirë, vjen me një momuntum shumë të mirë, kur ne ballafaqohemi me probleme në shumë sektorë, në fushën e energjetikës, prandaj edhe furnizimi me bateri që do të jetë një komponent që i luan disa funksione, jo vetëm të ruajtjes së energjisë por rregullimit të frekuencës edhe shumë detale tjera teknike. Gjithashtu, edhe kompetentja e punësimit apo e krijimi të resurseve të reja humane është e mirëseardhur që është pjesë e komponentësh së programit të ri të MCC”, tha ai.
Përndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë javbës që vjen do të nënshkruajnë marrëveshjen me MCC, i cili do të përfshijë tri projekte; rezerva dhe arbitrazh të energjisë, zhvillim të fuqisë punëtore dhe përfshirjës së grave në sektorë të energjisë dhe projektin e Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.