Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur sot (e enjte) në mesditë stërvitjen e radhës para duelit me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin që pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:25 në ‘Fadil Vokrri’.

Në kuadër të përgatitjeve të ndeshjes, Kosova ka mbajtur stërvitjen e radhës për të qenë sa më të përgatitur për ndeshjen e vështirë ndaj Zvicrës.

Në seancën e sotme, e cila u mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, përzgjedhësi Primozh Gliha ka punuar në detaje në aspektin taktik, në vendosjen sa më të mirë të ekipit në fushë, por edhe në skema të ndryshme gjatë lojës.

Atmosfera dhe puna e futbollistëve edhe në këtë stërvitje ka qenë mjaft e mirë, teksa futbollistët ndihen gati për këtë sfidë dhe janë shprehur optimistë se mund t’u kthehen rezultateve pozitive pikërisht kundër një kundërshtari të fortë si Zvicra.

/TV Malisheva

Share.