Përfaqësuesja e Kosovës sot ndeshet me Bjellorusinë në ndeshjen mbyllëse në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Dardanët janë të pagjasë në vendin e katërt të grupit I, me 11 pikë teksa nga ky grup tashmë dihen Kombëtaret e kualifikuara, Rumania dhe Zvicra.
Sidoqoftë, lojtarët e Kosovës do të jenë në kërkim të fitores së tretë nga dhjetë ndeshje prej këtij grupi, teksa përballen me mungesën e golashënuesit më të mirë në historinë e shkurtër të saj, Vedat Muriqit, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Izraelit.
/TV Malisheva