Ndeshja Kosova – Luksemburgu do të zhvillohet më 14 gusht në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” në Prishtinë.

Ndeshja do të luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 20:30. Një vendim të tillë Federata e Basketbollit të Kosovës e ka marrë pas sugjerimeve të FIBA-s të marra menjëherë pas ndeshjes së luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Në ndeshjen Kosova – Britania e Madhe, për shkak të ngarkesës së madhe të rrymës, është ndalur semafori, që ka shkaktuar më pas edhe probleme të tjera teknike dhe organizative dhe kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet.

Federata e Basketbollit e Kosovës e falënderon qytetin e Mitrovicës dhe KB Trepçën për gatishmërinë që e kanë treguar në ndihmën organizative të këtyre ndeshjeve.

Share.