Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se sot në gjysmëfinale në ring u paraqiten në 64kg, Shpetim Bajoku dhe boksieri nga Sllovenia, Veber Nik Nikolov, i cili është mjaft të papërshtatshëm por Bajoku luftoi tre raundet duke shënuar fitore unanime nga gjyqtarët dhe u kualifikua për finale.

“Në 81kg, Besart Pireva boksoi kundër boksierit nga Rusia, Mironchikov Vladimir me nënshtetsi të Serbisë që përfaqëson shtetin e Serbisë, boksier me përvojë të madhe por Besart Pireva që nga raundi i parë luftoi si luan u zhvillua një luftë e fortë mes dy boksierëve u shkëmbyen shumë goditje nga dy boksierët ishte luftë e barabartë dhe ishte vështirë të caktohet fituesi, dhe gjyqtarët fitues shpallen boksierin nga Serbia, Mironchikov Vladimir. Besart Pireva siguroi medaljen e bronzët së bashku me Patriot Behramin”, thuhet në njoftim.

Sipas federatës, nesër në finale të kampionatit Ballkanik i cili po mbahet në Zagreb, Kosova do të ketë dy përfaqësues në 52kg, Bashkim Bajokun dhe në 64kg, Shpetim Bajokun./TV Malisheva

Share.