Vazhdojnë lajmet e këqija për Kosovën.

Pas Shalës, Kryeziut, e Zenelit, si duket kombëtares tonë do t’i mungojë edhe Benjamin Kololli.

Mbrojtësi i Zurichut kishte gjasa të mëdha që të luante ndaj Çekisë, mirëpo duke u bazuar në informatat e fundit brenda ekipit përfaqësues, tashmë thuajse është zyrtare se Kololli nuk do të luajë në ndeshjet e Shtatorit.

Ky lajm vjen në momentin kur tashmë futbollistët kanë filluar t’i pranojnë ftesat për dy duelet e rradhës, e që pritet të jenë deçizive sa i përket kualifikimit në EURO2020.

Gjithsesi, banka rezervë e Kosovës është më e mira në grup pas Anglisë, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Share.