Përfaqësuesja e Kosovës në Karate zuri vendin e katërt në mesin e 33 shteteve te botes në Grand Prix Croatia 2022, që u mbajt nga 18 deri më 20 mars në Samobor te Kroacisë.
Përfaqësuesja e Kosovës në Karate fiton 30 medalje (prej tyre 7 te arta, 10 te argjendta dhe 13 te bronzta), ku pjesëmarrës ishin 90 garues në mesin 1473 garuesve, në disiplinën kata dhe kumite.
E veçanta e kësaj gare nga Përfaqësuesja e Kosovës ishte pjesëmarrja edhe në garën Para olimpike ( me nevoja te veçanta) ku, garuesi Jusuf Kupa fitoj medaljen e artë.
Në ketë garë Përfaqësuesja e Kosovës me paraqitje dhe renditjen përfundimtare lëne mbrapa shteteve te mëdha me garues që ishin nga Azerbajxhani, Franca, Sllovakia dhe Hungaria.
Paraqitje shumë të mirë kishin edhe me ndarjen e drejtësisë, ku morën pjesë 4 gjyqtarë (kryetari Ardian Muhadri, Edon Xharra, anëtar i komisionit, Astrit Nrecaj dhe Arta Jakupi) ku u veçua kryetari i gjyqtarëve Ardian Muhadri, nga Federata Kroate u caktua shef i arenës nr.1, duke menaxhuar dhe udhëhequr gjyqtarët tjerë.
/TV Malisheva