Federata e Futbollit të Kosovës ka vazhduar edhe sot organizimin e turneut për lojërat elektronike “eEuro2020 – PES2020”. Kjo garë organizohet në nivel evropian nga UEFA në 55 anëtarët e saj.

Në turneun e parë të këtij lloji në organizim të FFK-së, kanë marrë pjesë 128 lojtarë, të cilët gjatë ditës së djeshme dhe sot, po luajnë me sistem eliminimi dhe në fund do të zgjedhen dy lojtarët më të mirë që do ta përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës në kualifikimet online që mbahen në muajin mars, derisa ekipet më të mira në fund do të marrin pjesë në turneun final të UEFA-s në Londër, më 9 e 10 korrik.

Gjatë ditës së parë triumfues ka dal, Lorikrma i cili në finale ka mposhtur garuesin Shkumbing, ndërsa sot pritet të mësohet edhe emri i garuesit të dytë, i cili pritet ta përfaqësojë Kosovën.

Përgjegjësi i këtij turneu Dardan Sadiku tha se është hera e parë që organizohet një turne i tillë për lojëra online dhe ka shumë të interesuar.

Sadiku: Ka qenë e vështirë por ka qenë shumë atraktive për ne

 

“Është hera e par që organizohet një event i tillë nga federata e futbollit së bashku me partnerët ,X portal dhe gjirafa 50, mendoj se ka qenë e vështirë por ka qenë shumë atraktive për ne, ne jemi shumë të kënaqur me organizimin e deri tashëm për arsye se këtë nivel na tregon edhe niveli i pjesëmarrjes në këtë event, sepse kemi shumë të interesuar, siç e dimë  në Kosovë ka shumë adhurues të lojërave elektronike, sidomos të play station, ky event do të zhvillohet në lojën elektronike 51- 2020. Ne mendojmë edhe verës ta organizojmë në lojëra tjera elektronike pasi që edhe në lojëra të tjera elektronike ka shumë të interesuar së bashku me partnerët tan do ta vazhdojmë këto organizime pasi që interesimi është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Sadiku.

E pjesëmarrësi në garë, Çlirim Isufi, lojtar i sporteve elektronike u shpreh shumë i lumtur për këtë organizim. Ai tha se nëse fiton do të mundohet që ta përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme kombëtaren e Kosovës.

Isufi: Nëse fitoj do të mundohem që të shkoj sa ma larg për me përfaqësuar kombëtaren e Kosovës

 

“Jam lojtar i sporteve elektronike, që luhen me play station, luaj lojën Fifa më së shumti po sot ka me u majtë trunumenti për 5-2020 që është e organizuar prej X portal dhe Federatës së Kosovës…Nëse fitoj do të mundohem që të shkoj sa ma larg për me përfaqësuar kombëtaren e Kosovës, kjo është mundësia që është ardhë për herë të parë në Kosovë dhe do ta shfrytëzoj në maksimum”, tha Isufi.

Kjo garë po përkrahet nga kompanitë “Xportal” dhe “Gjirafa50”./TV Malisheva /

Share.