Kosova U16 në konkurrencën e femrave ka pësuar nga Kroacia 36:92, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë

Basketbollistet e Kosovës kanë treguar një lojë të mirë në çerekun e tretë (17:18), por nuk mundën të bëjnë më shumë përballë vashave kroate, kurse te Kosova mungoi edhe Fjolla Ajeti, për shkak lëndimi.

Astera Tuhina realizoi 16 pikë për Kosovën, derisa nëntë pikë shënoi Enisa Kamerolli.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon të hënën ndaj Zvicrës, e më pas të martën ndaj Norvegjisë, për të përfunduar fazën e grupeve.

Share.