Shkruan, Izet Shala
Për gjeneralin, Tahir Sinani, Kosova, Malisheva dhe populli i saj ishin dhe mbeten sinonimi i Shqipnisë Etnike. Besimin që kishte gjenerali të bashkëluftëtarët e UÇK në Llapushë, e Kosovë dhe trojet shqiptare, atij iu besua që për disa javë të emrohet komandant i Brigadës 122 të UÇK ,, Imer Krasniqi » në Malishevë.
Sipas bashkëluftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njëherit ishte edhe shoqërues dhe shofer i gjeneralit, Tahir Sinanit, Bajram Hoxha në rrëfimin e tij që nga takimi i parë e gati më shumë se gjysmëviti pa u nda për asnjë moment nga gjenerali Tahir Sinani, në beteja dhëmb për dhëmb me ushtrinë, e policinë pushtuese serrbo-sllave, rrëfen për guximin, profesionalizimin, moralin e lartë prej Ushtaraku e mbit ë gjitha për idealin që kishte për luftën çlirimtare dhe amanetin ndër brezat e kombit, për ta bërë Shqipërni një dhe të fuqishme, të lirë sovrane e të Bashkuar.
Bashkëluftëtari, Bajram Hoxha nis rrëfimin, prej ditës së ardhjes së gjeneralit dhe emrimin Komandant i ZOP (Zona Operative e Pashtrikut), nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK- ditë dhe natë, në organizim dhe beteja kam shoqëruar gjeneralin, vazhdon rrëfimi i policit ushtarak të UÇK, Bajram Hoxha.
E konsideroj veten njeri me fat, që bashkëluftova dhe veprova në ekipin e ngushtë të gjeneralit, ku mësoava për dijet ushtarake, vizionin,guximin dhe patriotizimin e lindur të tij, prej ushtari e liridashësi për mbarë gjeografinë kombëtare. Bajram Hoxha kishte edhe pozitën e Policit Ushtarak, Gjeneral Tahir Sinani mebashkëluftgëtarë Bajram HoxhaPrej shumë betejave për çlirim, gjithnjë sipas bashkëluftëtarit Bajram Hoxha ku morën pjesë bashkë me shumë luftëtarë të UÇK , ku u printe gjeneral Tahir Sinani në ball të ushtarëve me « këngë në gojë e pushkë në dorë, për lirinë e truallit tonë ».
Beteja e Pagarushës që njihet si ofenziva me e vështirë, pasi kapte edhe një shtrirje gjeografike bukur të gjërë, Pagarushë, Dragobil, Dobërdolan, Semetisht, në këtë betejë , gjenerali u shqua për organizimin e mirëfillt ushtarak, moral të lartë dhe trimëri prej çlirimtari me bashkëluftëtarët e UÇK-së Në këtë betej dolën triumfues luftëtarët e lirisë, ku shumë monicion i armikut u kap dhe forcat pushtuese patën humbje edhe në ushtarë e policë dhe u qa rrethim i cili mundësoi lëvizjen drejt kufirit shqiptaro-shqiptar të luftëtarëve të UÇK-së.
Kurse në betejen e Hoçës, gjenerali komandonte edhe pse ishin rretthuar në të gjitha anët nga forcat e armikut serb, qëllimi i kësaj beteje ishte hapja e korridorit dhe krijimi i zonave të lira të UÇK- për lëvizje, furnizim me armatim drejt kufirit shqiptar. Në këtë betej shquhet luftëtari Ajet Cena nga Rahoveci i cili arriti t’i nxjerr luftëtarët e rrethuar nga rrethimi i ushtarëve pushtues serrbo-sllav, pa asnjë të lënduar.
Selia e SHZOP,(Shtabi i Zonës Operative të Pashtrikut), ishte në fshatin Kosterrcë- Komuna e Suharekës. Se gjenerali ishte shumë popullor e dëshmon edhe kjo edhënë se ai në sëcilën shtëpi e fshat pritej si hero, një pritje të till e kishte edhe në familjen e bashkëluftëtarit të UÇK-së Ruzhdi Kryeziut nga Pagarusha, por edhe të familja e Muharrem Shalës , nga fshati Guncat .
Shtëpia e Kulturës, sot mbanë me krenari kombëtare emrin e gjeneralit « Tahir Sinani « Gjenerali gjindej ku do nëpër gjeografinë e luftës në Kosovë, mobilizonte e organizonte dhe ngriste celula civilo-ushtarake gjithëandej , një organizimi i tillë u bë edhe në fshatin Banjës
Në Banjë ishte edhe një fat i mirë kombëtar, pasi ishte e vendosur edhe pjesa e UshtrisëÇlirimtare e Kosovës në lagjen Shalaj(fshati Molliqaj), sipas hartave të vjetra, ku gjeografikisht përfshihej që nga lagjja Shala e deri te Begajt (Xhembrahtë), dhe në lagjën Begaj, të Brigadës së UÇK-së 122, ”Imer Krasniqi” të cilët ishin nën bashkëpunim të Brigadës së UÇK-së, ‘121’, Komandant “Kumanova”.
KPUK-ja mbante tubime me qytetarët ku merrnin pjesë edhe ushtarakë të lartë e komandantë si; gjeneral Tahir Sinani, që ishte përgjegjës për zonën e Pashtrikut dhe Muhamet Begaj, i Batalionit.
Takimi do të mbahet në Odën e Shasivar Samadraxhes, e do merrnin pjesë strukturat e KPUK-së dhe oficerë rezervë nga Banja; Ahmet Telaku, Durak Samadraxha, Bajrush Shurdhaj, Nazmi Begaj etj. me grada më të larta në ish ushtrinë Jugusllave« Bileqe », në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjeneral Tahir Sinani pjesëmarrës në takimin me strukturat e KPUK-së në Banjë, fjala e tij citojmë; « Zotërinj oficerë të ish ushtrisë Jugosllave, e di mirë se jeni të zotët, t’i prini një ushtrie të organizuar si ishte ajo e pushtuesit sllav, tash kërkoj të jeni të gatshëm, këta vulnetarë të UÇK-së t’i ndihmoni dhe në damarët e juaj të qarkullojë gjak shqiptari dhe jo shkau.Nuk kam ardhur të shes mend e trimëri,por ta laj borxhin ndaj atdheut, një ushtar çlirimtar me shumë për atdheun, ju t’i ushtroni djemtë e vashat dhe të jenë të gatshem për beteja që na presin në çlirimin e vendit», përfundon citati i gjeneral Tahir Sinanit.
Komandant, Muhamet Bega Nëntor, 1998
Kjo është oda e Shasivar Samadraxhës dhe e kohës që priti gjeneralin Tahir Sinani, komandant Muhamet Begajn, ushtar Sylejman Telakun, ushtar Shpejtim Hazrolli dhe strukturat e KPUK-së të Banjës, oficerët rezervë të Banjës dhe qytetarë.
Kjo edhe më dëshmonte për luftën e drejt të UshtrisëÇlirimtare të Kosovës por edhe të unitetit popullor luftarak në fshat.
Image may contain: 1 person, closeup

Share.