Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka arritur t’i sigurojë Kosovës medalje në Grand Prix Alamada, që po zhvillohet në Portugali.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten nga Portugalia Joana Diogo, ku kjo e fundit në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Kosova Erza Muminoviq.
Në finale, e arta olimpike Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Kroacia Ana Viktorija Puljiz./TV Malisheva