Sot me fillim nga ora 12:00 do të zhvillohet ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Ukrainës në kuadër të grupmoshave U17, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.

Të dy këto ekipe rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit, ku “Dardanët” e rinj mposhtën Ishujt Faroe me rezultat minimal 1:0, kurse Ukraina shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Portugalisë.

Ndërkaq, në kuadër të këtyre kualifikimeve Kosova gjendet në Grupin 6 së bashku me Ukrainën, Poloninë dhe Kombëtaren e Italisë, përcjellë TV Malisheva.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Kosova U17 (4-2-3-1): Gjokaj; Bajraktari, Zeqiraj, Sylaj, Marku; Fazlija, Bashota; Krasniqi, Merlaku, Jashari; Kajtazi

Ukraina U17 (4-2-3-1): Kravets; Gusiev, Syzoniuk, Balaba, Bilokon; Yanovich, Vasylets; Kremchanin, Firman, Matkevych; Dzen

/TV Malisheva

Share.