Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U19 e ka siguruar finalen e turneut “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet në kryeqytetin e Italisë.

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, “Dardanët” e trajnerit Ramiz Krasniqi e mposhtën Greqinë në penallti me rezultat 3:1, përcjellë TV Malisheva.

Përgjatë kohës së rregullt të dyja Përfaqësueset nuk arritën ta gjejnë golin, ku rezultati ishte i barabartë 0:0.

Para kësaj ndeshjeje, Kosova kishte fituar ndaj Italisë LND me rezultat të ngushtë 2:1 dhe kundër Abbruzzos pas penalltive me rezultat 5:4 pasi që rezultati në kohën e rregullt ishte 0:0.

Në finale, Kosova U19 do të përballet me Lazion, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 10:30, dhe do të synojë që ta mbrojë titullin pasi që është kampione në fuqi e këtij turneu.

/TV Malisheva

Share.