Kosova vazhdon stërvitjet para përballjes me Irlandën Veriore, i pranishëm edhe Agim Ademi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar edhe stërvitjen e dytë brenda ditës në vazhdën e përgatitjeve për ndeshjen kundër Irlandës Veriore në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse “Dardanët” sot janë stërvitur në dy seanca, e para e mbajtur në Kampion Nacional në Hajvali nga ora 10:30 dhe e dyta në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 16:30, raporton TV Malisheva.

Në mungesë të të lënduarve Shkëlqim Vladi, Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda, pjesa tjetër e grupit është në dispozicion të trajnerit francez.

I pranishëm në stërvitjen e pasdites ishte edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili pati diskutime të veçanta me disa prej lojtarëve në fushë para stërvitjes duke përfshirë edhe Vedat Muriqin dhe Milot Rashicën.

Ndeshja ndaj Irlandës Veriore do të zhvillohet më 24 shtator nga ora 18:00.

Share.