Sipas tij, Lista Srpska do të largohet nga institucionet e Kosovës, në shtator, për të prolonguar dhe zvarritur “riregjistrimin e automjeteve me targa serbe dhe njohjen e dokumenteve personale të Republikës së Serbisë edhe për disa muaj”.
“Kemi vonesa të vazhdueshme edhe pse zgjidhja dihet. Të gjithë e dinë se zgjidhja përfundimtare është ajo që njihet nga autoritetet ndërkombëtare të transportit, përkatësisht targat RKS dhe SRB. Kur bëhet fjalë për dokumentet personale, të gjithë e dinë se Kurti ka tre vite që ndjek një politikë reciprociteti. “Politika e vonesës dhe reciprocitetit nuk çon në një fund të lumtur dhe të shpejtë,” tha Janjić.
Në pyetjen e Betës, se cila do të jetë rezultat i vonesës së zbatimit të këtyre dy vendimeve për një muaj, Janjiq tha se “fitimi” i vetëm do të jetë që Miroslav Lajçak dhe diplomatët e tjerë ndërkombëtarë që merren me Kosovën do të mund të vazhdojnë një “festë paqësore vjetore”.
“Pres që në shtator Lista Serbe të largohet nga Qeveria e Kosovës dhe të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme”. Lista Serbe tashmë e mbështet qeverinë e tretë të Kosovës, gjithmonë me të njëjtat kërkesa, si formimi i Bashkimit të Komunave Serbe (ZSO) dhe kthimi i “Trepçës”, por asgjë nuk është përmbushur. Nëse lista serbe rrëzon Qeverinë e Kosovës, afati i vlefshmërisë së targave dhe dokumenteve personale serbe do të zgjatet”, ka shpjeguar Janjiq.
/TV Malisheva