Një tjetër lajm i mirë vjen nga kinematografia vendore.

Aktorja Kosovare Krasniqi, është zgjedhur fituese e çmimit “Aktorja më e mirë në rol kryesor”, në një festival mjaft prestigjioz.

Bëhet fjalë Festivalin e Filmit në Valencia të Spanjës.

Krasniqi arriti të triumfojë në këtë kategori falë perforancës së saj të shkëlqyeshme në aktrim në filmin “Në kërkim të Venerës”.

Lajmin për suksesin e aktores vendosre e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike Kosovare, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Kosovare Krasniqi triumfon në Festivalin e Filmit në Valencia të Spanjës duke u zgjedhur si aktorja më e mirë në rol kryesor për filmin “Në kërkim të Venerës” të regjisorës Norika Sefa! Urime”, shkruan QKK në Facebook. /TV Malisheva

Share.