Kosova do të tentojë të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020, kur do të takohet sot me Malin e Zi.
‘Dardanët’ do hynë në fushë si favorit absolut në shumicën e aspekteve.
Edhe bastet më të njohura në botë kanë favorizuar për fitore Kombëtaren tonë, shkruan lajmi.net.
Kompania e njohur e basteve ‘’bet365’’ e ka kuotuar fitoren e Kosovës me 1.60, kurse atë të mysafirëve me 6.50. Barazimi llogaritet me 3.90.
Ndryshe, takimi mes këtyre dy skuadrave luhet sonte me fillimi nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.