Tre kozmonautë rusë që mbërritën sot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kishin veshur kostume verdhë-blu, si ngjyrat në flamurin ukrainas, shkruan Sky News.

Pamjet e një prej astronautëve teksa kapsula përgatitej për t’u bashkuar me stacionin hapësinor e treguan atë të veshur me një kostum blu. I pyetur për kostumet e verdha, Oleg Artemyev tha se çdo ekuipazh zgjedh kostumet e tyre në mënyrë që të mos jenë të njëjta.

“Ishte radha jonë për të zgjedhur ngjyrën. Por ne në fakt grumbulluam shumë material të verdhë, kështu që na u desh ta përdornim. Kjo është arsyeja pse ne duhej të visheshim të verdhë”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.