Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale në veri të Kosovës, të cilat pritet të mbahen më 23 prill.

Sipas vendimit të KQZ-së, ky afat i planifikuar të përfundonte më 18 mars, tashmë është ndryshuar dhe i njëjti do të përfundojë më 22 mars.

Në mbledhjen e KQZ-së, u bë e ditur se ky afat po ndryshohet për t’i dhënë më shumë kohë subjekteve politike për të paraqitur kandidatët e tyre.

Këtë rekomandim e bëri Besnik Buzhala drejtor ekzekutiv i KQZ-së, i cili deklaroi se kjo shtyrje nuk e rrezikon planin operacional.

“Kjo periudhë prej 2 ditësh nuk i rrezikon aktivitetet e tjera që janë të parapara me planin operacional. Kjo ndërlidhet edhe me aktivitetin që i ka jep rëndësi edhe zyra për shtyrjen e afatit të certifikimit nga 18 mars deri më 22 mars, pra për 4 ditë”, tha Buzhala.

/TV Malisheva

Share.