Komisioni Qendror Zgjedho është duke zhvilluar një mbledhje pas alergjisë që pësuan zyrtarët kosovarë të QNR-së nga votat që erdhën nga Serbia.
Mbajtja e mbledhjes u konfirmua nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
26 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfletuar votat e ardhura nga Serbia. Ata kanë pësuar skuqje në duar, fytyrë e sy por ende nuk ka dalë një rezultat përfundimtar se nga çka u shkaktuan këto./Indeksonline/