Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur një delegacion Këshillit Atlantik të ShBA-ve.

“Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë. Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona”, ka njoftuar Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, do të angazhohen për hartimin e strategjive të mirëfillta politike.

“Pas vizitës që kisha në nëntor të vitit të kaluar në selinë e Këshillit Atlantik në SHBA, sot, kisha kënaqësinë që një delegacion të gjerë t’i pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë. Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona. Së bashku me miqtë tanë në ShBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues’, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /TV Malisheva

Share.