Sekretari i degës së Bashkësisë Islame të Kosovës në Malishevë, Osman Krasniqi, teksa ka folur për rëndësinë e solidaritetit në Ramazan ka thënë se shpërblimi i asaj që jep gjatë këtij muaji është shumëfish më i madh, shkruan TV Malisheva.
“Gjatë muajit të Ramazanit përveç që agjëron për hir të Allahut, përveç që bën ibadete, namaz, sadaka, lëmoshën që e jep për hir të Allahut, për faktin që t’i kërkon nga Zoti, atë që e jep, e sidomos në muajin e Ramazanit, të shumëfishohen gjërat, shpërblimi shumëfishohet”, ka thënë Krasniqi. /TV Malisheva