Sot në Superligën e Kosovës do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit tejet interesante të xhiros së 27-të.

Padyshim që një ndër ndeshjet kryesore do të jetë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku Prishtina do të mirëpres skuadrën e Feronikelit, shkruan GazetaSheshi.

Për këtë takim të vlefshëm për ‘kryeqytetasit’ e ka komentuar mesfushori Endrit Krasniqi duke thënë se duhet ti kryejmë detyrat tona nëse duam të vazhdojmë për titull.

“Ne duhet të merremi më shumë me ekipin tonë, kjo besoj është më e rëndësishmja. Kështu që mbetët që në ndeshjet e ardhshme të kryejmë detyrat tona të cilat na i cakton trajneri dhe t’i fitojmë tre pikët më se të domosdoshme. Më e mira është që tani e kemi harruar lojën me Llapin, ndeshje që tani ka kaluar dhe duhet të përqendrohemi në qindpërqindtëshin tonë. Feronikeli edhe pse pak janë shkëputur prej objektivave, por respekt maksimal, sepse janë ekip i mirë, por neve na mbetët të kryejmë detyrat tona nëse veç duam të vazhdojmë luftën për titull”, ka thënë mesfushori, Endrit Krasniqi për faqen zyrtare te FC Prishtina.

Share.