Në Prishtinë po mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”. Konferencë kjo e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV).

Me këtë rast kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e bashkëpunimit rajonal. Krasniqi ka theksuar edhe se fuqizimit i bashkëpunimit rajonalë është faktori kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve si në Ballkan, Evropë por edhe në Botë.

“Ky aktivitet dhe aktivitete të tjera kanë qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit rajonal së bashku me partnerët tanë. Me këtë rast shprehim mirënjohjen tonë në projektin që po ndikon në rritjen e bashkëpunimit rajonal financuar nga Fondi i Ballkanit Perendimor “Westen Ballkan Fond” që ka mbështetur odën së bashku me odën e Maqedonisë-Perëndimorë dhe dhomës së tregtisë së Vlorës në realizmin e këtij aktiviteti. Nevojat e kompanive në rritje dhe bashkëpunim duke filluar nga vendet e rajonit e për të vazhduar edhe më gjerë është ajo që ka frymëzuar organizmin e aktiviteteve të tilla rajonale. Në kohën kur çdo gjë po evulon shumë shpejt është gjithnjë e domosdoshme për krijimin dhe roli i raporteve të mira me njëri tjetrin dhe rritja e aktivitetit të bashkëpunimit të dhomave të tregtisë me qëllim që të ndihmohen bizneset tona në tejkalimin e barrierave që mund të paraqiten drejt një bashkëpunimi të shëndoshe reciprok”, u shpreh Krasniqi para të pranishmëve.

Krasniqi ka nënvizuar domosdoshmërinë që të ketë një angazhim të ëprbashkët për të ndërtuar mekanizma afatgjatë dhe të qëndrueshme me qëllim që të ketë kualitet dhe produkte sa më të mira.

“Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal, si në rastin specifik mes bizneseve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është faktor kyç për rritjen e konkurreushmërisë së bizneseve si në Ballkan ashtu edhe në tregun evropian dhe botëror. Prandaj, qëllimi kryesor i këtij organizmi është rritja e bashkëpunimit rajonal në mes të bizneseve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Është e domosdoshme që të kemi një angazhim të përbashkët për të ndërtuar mekanzima afatgjatë dhe ët qëndrueshëm me qëllim që të kemi kualitet dhe produkte sa më të mira. Si institucione në mënyra aktive avokojmë për brengat e bizneseve dhe vlerësojmë se marrëdhëniet aktuale duhet të fokusohen në drejtim të thellimit të bashkimit ekonomik mes nesh dhe të vendosen perspektiva të reja bashkëpunuese duke ofruar partneritet reciprok. Duke thënë këtë besojmë se bashkëpunimi rajonal na bënë të fuqishëm dhe e kemi më të lehtë qasjen në tregjet e përbashkëta”, tha Krasniqi.

Në këtë konferencë do të jetë e pranishme edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Financave, Punëve dhe Transferve në Kosovë, Hekuran Murati.

Ndërsa nga Shqipëria është e pranishme edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe nga Maqedonia do të jetë zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

Para të pranishmëve do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”.

Po ashtu temë diskutimi do të jetë edhe “Kosova dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit”.

Tjetër temë është edhe “Sfidat e odave për përkrahjen e bizneseve gjatë pandemisë COVID-19”. Penalistë për këtë do të jenë Ines Muqostepa-kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Skënder Krasniqi, kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës, Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Arben Breshani, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë./TV Malisheva

Share.