Kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ditën e djeshme ka vizituar lagjen e Lacajve në fshatin Drenoc, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se në këtë viztë kanë diskutuar për programin e tyre qeverisës, dhe për prioritetet e tyre për fshatin Drenoc.

Ndërsa, në fund ka theksuar se Malisheva pas 17 tetorit do të qeveriset me transparencë dhe profesionalizëm.

Ja shkrimi i Krasniqit:

Kisha kënaqësinë që të vizitoj lagjen Lacaj të fshatit Drenoc së bashku me Bashkim Krasniqin dhe Sadije Krasniqi që vijnë nga ky fshat dhe janë kandidatë për Kuvend Komunal në këto zgjedhje.

Diskutuam për programin tonë qeverisës, prioritetet tona për fshatin Drenoc, si dhe për mobilizimin për fitoren që do të vijë me 17 tetor në Malishevë.

Bashkë me ne, në këtë takim ishte edhe profesori universitar Dr. Elez Krasniqi, ligjeruesi në Fakultetin Teknik Rifat Krasniqi dhe mësimdhënësi i historisë Nexhat Krasniqi dhe kandidatja Valbonë Vrenezi, nga të cilët përveç mbështetjes, morëm edhe shumë ide profesionale se si do të duhet të duket Malisheva pas në të ardhmen.

Malisheva pas 17 tetorit do të qeveriset me transparencë dhe profesionalizëm, llogaridhënje dhe përgjegjshmëri, pikërisht ashtu siç e kemi slloganin #BashkëQeverisimMalishevën

#AlbanKrasniqi144

#SadijeKrasniqi12

#BashkimKrasniqi34 /TV Malisheva

Share.