Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka replikuar fjalimit të deputetit të VV-së Dimal Basha duke i thënë se keni fyer kujtimin për heroin Enver Zymberi që ka rënë në detyrë për të mbrojtur sovranitetin në Veri të Kosovës.

Kjo pasi, deputeti Basha akuzoi pushtetin e kaluar që nuk i kanë dërguar Policinë e Kosovës në Veri më herët.

Krasniqi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se VV-  ja që katërt vite në pushtet dhe s’kanë asnjë rezultat.

 ”Deputeti paraprak në një mënyrë ose tjetër vetëm sa e fyt kujtimin e heroin Enver Zymberi i cili shumë vite më herët duke mbrojt sovranitetin e vendit është vrarë prej krimineleve serb aje ne veri atje nuk nuk paskan shku më herët. Me ju ngu njeri që s’ju njeh thotë njeri. Qysh katër vjet s’jeni ne gjendje me bo asnjë hap e hala arsytoheni për senet që s’jeni tu mujt me i bo”, ka thënë Krasniqi në foltoren e Kuvendit.

/TV Malisheva

Share.