Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Krasniqi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka treguar se mbrëmë se bashku me zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Mentor Aridaj, kanë përmbyllur aktivitetet me banorët e Malishevës.

“Malisheva si qytet dhe fshatrat e lagjet e saj do të trajtohen me prioritet në mandatin tonë qeverisës. Me 17 tetor do të merr fund diskriminimi dhe trajtimi i padinjitetshëm që pushtetet e së kaluarës i kanë bërë Malishevës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Krasniqi, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

I shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë z. Mentor Aridaj, përmbyllëm aktivitetet e ditës së djeshme në një takim frymzues me banorët e Malishevës.

Në bashkëbisedim me banorët paraqitem prioritetet tona për Malishevën si qytet dhe për komunën si tërësi. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kandidatët për asamble Lulzim Mazreku dhe Fatmir Kelmendi.

Malisheva si qytet dhe fshatrat e lagjet e saj do të trajtohen me prioritet në mandatin tonë qeverisës. Me 17 tetor do të merrë fund diskriminimi dhe trajtimi i padinjitetshëm që pushtetet e së kaluarës i kanë bërë Malishevës dhe qytetarëve të saj.

Takimet e ngjashme do të vazhdojnë deri me 17 tetor në ditën kur malishevasit vulosin fitoren madhështore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

#BashkëQeverisim

#BashkëPunojmë

#Bashkëndërtojmëezhvillojmë

#144AlbanKrasniqi

#20LulzimMazreku /TV Malisheva

Share.