Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, se bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar Njësitin e Zjarrfikësve në Malishevë, shkruan TV Malisheva.
Krasniqi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar me komandantin dhe zv-komandantin e këtij njësiti për problemet më të cilat po ballafaqohen.
“Së bashku me kandidatët për asamble komunale: Ilaz Krasniqi, Sadije Krasniqi dhe Veton Zogaj, vizituam Njësitin e Zjarrfikësve në Malishevë ku diskutuam me komandantin dhe zv-komandantin e këtij njësiti. Nga ky diskutim, kuptuam shumëçka nga puna e tyre e atakuar gjithnjë nga rreziqet e mëdha në terren, sfidat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen. Shkëmbyem ide se si në të ardhmen e afërt dhe në perspektivën afatgjate ta fuqizojmë dhe kompletojmë edhe me staf dhe me pajisje të nevojshme këtë njësitë kaq të rëndësishëm për qytetarët e komunës sonë”, shkruan Krasniqi.
Ja shkrimi i Krasniqit:
Së bashku me kandidatët për asamble komunale: Ilaz Krasniqi, Sadije Krasniqi dhe Veton Zogaj, vizituam Njësitin e Zjarrfikësve në Malishevë ku diskutuam me komandantin dhe zv-komandantin e këtij njësiti.
Nga ky diskutim, kuptuam shumëçka nga puna e tyre e atakuar gjithnjë nga rreziqet e mëdha në terren, sfidat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen. Shkëmbyem ide se si në të ardhmen e afërt dhe në perspektivën afatgjate ta fuqizojmë dhe kompletojmë edhe me staf dhe me pajisje të nevojshme këtë njësitë kaq të rëndësishëm për qytetarët e komunës sonë.
– Numri i vogël i pjesëtarëve të njësitit që aktualisht në total janë vetëm 19 dhe që është pak krahasuar me terrenin që mbulojnë dhe numrin e banorëve.
– Mungesë e automjeteve dhe pajisjeve të tjera bazë për intervenime në raste emergjente.
– Mungesë e hapësirës së nevojshme për nevojat e njësitit dhe si hapësirë garazha për automjetet…
Kërkesat e tyre ishin të qarta dhe të lehta për realizim, vetëm kërkohet qasje e duhur dhe këtë gjë do ta ofroj qeverisja jonë në ardhje në bashkëpunim të ngushtë mes të Komunës – Njësitit të Zjarrfikësve – Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave – Qeverisë qendrore.
Nga ndërtimi i objektit të ri hapësira ekziston vetëm duhet bashkëpunim me Agjencinë, Qeverinë qendrore dhe në bashkëpunim me komunën të ndahen mjete për realizimin e këtij objekti. Në këtë frymë bashkëpunimi institucional do të krijohen kushte për blerjen e automjeteve gjegjëse dhe kamionëve si dhe do të gjenden donacione në këtë drejtim. Ndërsa për çështjen e shpenzimeve të tjera për blerjen e pajisjeve, uniformave, shpenzimet për ushqim dhe transport do të zgjidhet saktë dhe shpejt përmes ndarjes buxhetore nga komuna.
Ide e jona e kahmotshme është që përmes krijimit të grupeve të zjarrfikësve vullnetarë, si trup e domosdoshme dhe që ka ndikim të jashtëzakonshëm në situata emergjente këtë gjë ne do ta jetësojmë gjatë mandatit tonë. /TV Malisheva