Shkrimtari Mehdi Krasniqi ka thënë se institucionet nuk e pëkrahin atë ngase krijimtaria e tij është thumbuese për ta, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se krijimtaria e tij nuk u shkon për shtati atyre, kështu që ata nuk ndajnë mjete nga buxheti i tyre.
“Sidomos në vitet e fundit jam ndër ata që institucionet fatkeqësisht nuk kanë dashur të më mbështesin ngase nuk më shohim me sy të mirë për ta ngase krijimtaria ime është thumbuese dhe nuk u shkon shumë për shtati sa tu hy në qejf dhe ata të ndajnë nga buxheti i tyre qoftë për një libër timin , kjo është për keqardhje ngase ndodhë shpesh të mbështetet dikush që nuk ka vlera letrare sikur të tjerët që kanë vlera letrare dhe mbesin jashtë ndihmave”, ka thënë Krasniqi. /TV Malisheva