Besa arriti një pikë të madhe në udhëtim te Drenica, duke arkëtuar kështu vetëm të shtatën këtë edicion, pas plotë 20 javësh.
Tekniku i skuadrës që poziconohet në fund të tabelës, Leotrim Krasniqi, tha se ata kishin udhëtuar për fitore, por se janë të kënaqur edhe me një pikë.
Tutje, Krasniqi tha se më shumë është i lumtur për djelmoshat e tij, sipas të cilit e kanë merituar, pasi janë duke punuar vazhdimisht shumë.
“Kemi ardhur për fitore. Kemi ditur se kemi kundërshtar të fortë që luan futboll agresiv. Ia dolëm që t’i fitojmë duelet dhe respektivisht pikën. Jam i kënaqur më tepër për lojtarët, që po punojnë mjaftë shumë”, tha shkurtimisht Krasniqi. /TV Malisheva