Kandidatja për Kuvendin Komunal të Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se kandidati për kryetar nga kjo parti është ndër kandidatët më të mirë, shkruan TV Malisheva.

Ajo teksa e ka vlerësuar Kastratin, ka thënë se ai është edhe një nga kandidatët më të mirë që Malishevës i jep identitet në të gjitha aspektet.

“Kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e Nismës është ndër kandidatët më të mirë, më të përgatitur, e them me bindje dhe përgjegjësi, ngase e njoh dhe është një nga kandidatët që Malishevës vazhdon t’i japë identitet edhe njerëzor edhe moral edhe kombëtar dhe familjar, në të gjitha mundësitë e tij edhe personale edhe familjare edhe kontributdhënëse, është ai i cili Malishevës i jep identitet”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se qytetarët e Malishevës do të rreshtohen nga ky kandidat dhe se ajo personalisht i sheh të kompletuar Kastratin në të gjitha fushat.

“Nuk kam asnjë dyshim se qytetarët e Malishevës do të dinë të rreshtohen përkrah një personaliteti i cili i shfaq gjithë këto atribute, dhe unë personalisht e shoh si një personalitet të kompletuar në të gjitha sferat”, ka thënë ajo.

Nisma Socialdemorkate në zgjedhjet e 17 tetorit garon me kandidatin nga kjo parti, Ekrem Kastrati. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.