Sekretari i degës së Bashkësisë Islame të Kosovës në Malishevë, Osman Krasniqi, ka thënë se këtë Ramazan janë ndarë numër rekord i ndihmave të shpërndara për familjet në nevojë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se janë ndarë ndihma për 700 familje, duke përfshirë pako ushqimore dhe nga një thes me miell.
“Sivjet kemi qenë rekord për faktin që mbi 700 familjeve iu kemi dhënë ndihma nga një pako ushqimore dhe nga një thes miell, krejt kjo falë angazhimit të qytetarëve, të cilët na kanë përkrahur dhe kanë qenë krah neve në këtë muaj të Ramazanit”.
Kujtojmë se çdo vit dhurohen ndihma për familjet në nevojë në muajin e Ramazanit, të cilat mundësohen nga shumë shoqata humanitare, qytetarë e nga komuna. /TV Malisheva