Sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit, Krasniqi tha se kjo është një çështje më shumë humanitare dhe ashtu do të duhej që të trajtohej, por që sipas tij, Bashkimi Evropian në mënyrë të padrejtë e ka futur atë në një pako me çështjet politike.
“Çështja e të zhdukurve, të pa gjeturve është një çështje humanitare thellësisht e dhimbshme dhe thellësisht tragjike, si e tille ajo gjithmonë ngjallë emocione veçmas te familjarët e të zhdukurve. Në esencë çështja e tyre është çështje humanitare dhe nuk është fare çështje politike. Bashkimi Evropian në mënyrë të pa drejt e ka futur në pako me çështjet politike”.
“Në mungesë të vullnetit të BE-së për t’i bërë Serbisë më shumë presion për të treguar se ku gjinden ata njerëz që Serbi ka vrarë, i kanë futur në pako dhe kjo është një lojë politike. Për këtë arsye ka edhe shumë kritika edhe shumë diskutime po unë do të kufizohesh në faktin që nëse arrihet që të gjinden edhe që të rehabilitohen ato viktima dhe familjet ta marrin një statisfaksion mendoj që do të ishte gjë e mirë”, tha ai.
Krasinqi theksoi se drafti i prezantuar në Bruksel nuk duhet që të jetë bazë për diskutime dhe bëri thirrje që të formohet një Komision i ri, që sipas tij, duhet të përbëhet nga persona që pranojnë Qeverinë e Kosovës.
“Ai draft nuk duhet që të jetë bazë për diskutime dhe duhet që të formohet një komision tjetër i cili do të duhet që të formohet me njerëz që në fakt e pranojnë qeverinë e Kosovës. Sepse ky Komision, ekipi menaxhues nuk kanë pranuar që të komunikojnë as me telefon me ministrin Elbert Krasniqi, prandaj ka shumë punë në këtë aspekt”.
“Ndërsa Kosova e ka qëndrimin që duhet ta ketë që nuk duhet që të lejohet pushtet ekzekutiv dhe nuk duhet që të lejohet kurgja kundër Kushtetutës, ndërsa BE-ja në të vërtet është as mish as peshk, po përpiqet që të ndërmjetësoj, por nuk ka kapacitete për të ndërmjetësuar”, tha ai.
/TV Malisheva