Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka thënë se këtij qyteti i duhet një stadium I ri, pasi që sipas tij, çdo investim shtesë në stadiumin ekzistues nuk do të sjellë efektin që do duhej ta kishte, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi ka thënë se rruga që qon deri tek stadiumi nuk është adekuate dhe se kapacitetet e tij nuk janë të mjaftueshme.

“Çka na duhet tashmë është e çartë, Malishevës I duhet një stadium i ri, pasi çdo investim shtesë, është e pamundshme me sjellë përfitimin dhe efektin që do duhej ta kishte, e keni parë se rruga që qon te stadiumi është një rruge qorre, nuk lidhet me anët tjera, qytetarët i sheh gjithkund mbi stadium dhe vende që rrezikojnë edhe jetën e tyre pra nuk është pamja më e mirë që i duhet, dhe nuk është infrastruktura e duhur për të zhvilluar aktivitete aty”, ka thënë Krasniqi. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.