Alban Krasniqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës, në vazhdën e aktiviteteve të tij në kuadër të fushatës zgjedhore, ditën e sotme ka vizituar klubi i volejbollit KV Malisheva.
Krasniqi me këtë rast ka thënë se Malisheva ka dëshmuar ndër vite se ka traditë në sport.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë me dije se vetëm përmes fuqizimit të të rinjve/rejave transformimi në shoqëri është i mundur.
Ja shkrimi i tij:
Malisheva ka dëshuar ndër vite se ka traditë në sport. Edhe mbështetja për talentët/et tradicionalisht ka qenë e mangët, por kjo do të ndryshojë me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sukseset që ka shënuar klubi i volejbollit KV Malisheva janë inspiruese dhe do ta ketë mbështetjen e plotë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë. Jo vetëm ky klub, por secili sport, secili klub, secili sportist e secila sportiste meritojnë përkrahjen maksimale të Komunës e të Qeverisë, e pas 17 tetorit atë do ta kenë.
Vetëm përmes fuqizimit të të rinjve/rejave transformimi në shoqëri është i mundur. E në bashkëqeverisje me qytetarët do të fuqizojmë këta sportistë të talentuar si në aspektin financiar ashtu edhe në atë infrastrukturor.
#BashkëQeverisim #përMalishevën #144AlbanKrasniqi #144LëvizjaVETËVENDOSJE #LVVMalishevë /TV Malisheva