Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, Alban Krasniqi, ka thënë se me këtë të fundit bashkëpunimi do të vazhdojë për një kohë të gjatë, shkruan TV Malisheva.

Siç ka thënë ai në emisionin “N’Pult”, ky bashkëpunim do të vazhdojë për ditë, javë, muaj dhe vite dhe se ata e kanë konsideruar të nevojshme dhe të rëndësishme që të jenë bashkë për ndryshim që duhet të ndodhë në Malishevë.

“Me Listën Guxo kemi bashkëpunim dhe do të kemi edhe ditëve, javëve, muajve dhe viteve në vijim, ngase ajo që ne e kemi konsideruar të nevojshëm dhe shumë të rëndësishëm ka qenë që ne në fund të fundit do të jemi bashkë në ndryshimin që duhet të ndodhë në Malishevë”, ka thënë Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo në Malishevë garojnë së bashku me kandidatin Alban Krasniqi, përkundër asaj se pretendime të tilla kishte shprehur haptazi për TV Malisheva edhe Rrahim Morina nga Lista Guxo. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.