Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka thënë se shkolla dhe mësimdhënësit nga qeverisjet e kaluara janë vlerësuar vetëm si kapacitet për të sjellë vota, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se mësimdhënësit nuk janë vlerësuar si kuadro që edukojnë fëmijët tanë dhe i cili është bazament se çfarë përgatitje do të ketë rinia në të ardhmen.
“Problemin kryesor që e kemi pasur ka qenë menyra sesi është perceptuar shkolla dhe mësimdhënësit nga qeverisjet e kaluara lokale, ata janë cilësuar dhe vlerësuar vetëm si kapacitet për të sjellë vota, por jo si kuadro të cilët edukojnë fëmijët tanë dhe i cili në fakt është bazamenti i asaj se çfarë rinie dhe çfarë njerëz me përgatitje do të mund të kemi në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: