Djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Kadri Minushit, Bashkim Krasniqi, ka thënë se gjyshi i tij ka qenë në mesin e 54 personave të pushkatuar nga pushtuesi serb, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se pas pushkatimit të babait të Kadri Minushit, ai ka marrë përgjegjësinë për t’u kujdesur për familjen dhe të merret me aktivitete patriotike.
“Dihet se Minushi është pushkatuar në vitin 1919, në vendin e quajtur Ulzishte së bashku me 16 bashkëfshatarët e tij, të afërmit dhe në tërësi janë 54 viktima të pushkatuar. Kadri Minushi i ri, që të rinj, prindi i tij është i pushaktuar dhe që nga ajo kohë, Kadri Minushi ka marrë barrën e familjes tonë që ta udhëheq dhe të kujdeset për ta dhe të merret me aktivitete patriotike”, ka thene Krasniqi. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: