Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është duke mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë̈ COVID-19.
Përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore edhe përkundër se thonë se ky ligj është dashtë të bëhet më herët, megjithatë kanë theksuar si të nevojshëm diskutimin e këtij ligji në Kuvend.
Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka thënë se projektligji duhet të quhet projektligj për parandalimin e luftës së pandemisë në gjithë territorin e Kosovës. Me ç’rast Reshitaj ka thënë se komisioni propozon kompensime shtesë për mjekët dhe policët.
Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Kliniko Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka shfaqur dilema rreth emrit për projektligjin anti COVID-19. Sipas Krasniqit ky ligj duhet të quhet, Ligj për menaxhimin e Pandemisë COVID-19.
Ai tha se duhet shtohet një nen tjetër, për punëtorët shëndetësor që kanë diplomë ose licencë duhet të merren me trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Kryetari i Institutit, Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë, Naser Ramadani tha se ligji për pandeminë është dashtë të vihet më herët, dhe se ligji tjetër është i limituar.
Ramadani, ka theksuar së në këtë ligj është dashur të vendoset edhe dinjiteti i punëtorëve shëndetësor, duke shtuar se dinjiteti i tyre është përdhosur nga të gjithë.
Në komision i pranishëm është edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Qalaj tha se ligji duhet të ketë edhe ligjin për gjobitje administrative.