Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi thotë se janë rreth 200 mijë persona me nevoja të veçanta që kanë nevojë për mbështetje, trajtim jo diskriminues dhe politika inkluzive të institucioneve lokale e qendrore.

“Sot shënojmë 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në Kosovë jetojnë rreth 200 mijë persona me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevojë për mbështetje, trajtim jo diskriminues dhe politika inkluzive të institucioneve lokale dhe qëndrore. Një shoqëri demokratike dhe me standarde evropiane, çfare synojmë ta kemi, e ka për obligim që të respektoj dhe të avancoj të drejtat e personave me nevoja të veçanta për shkollim, punësim, shërbime shëndetësore, mirëqenie sociale e për çdo fushë tjetër. Nevoja të ndryshme, por të drejta të barabarta – sot dhe secilën ditë”, ka shkruar Krasniqi.

Share.