Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të hënën ka qëndruar në Lisbon të Portugalisë ku është takuar ministren e Kohezionit Territorial, Ana Abrunhosa.

Krasniqi ka njoftuar se me Abrunhosa kanë diskutuar rreth tansformimit nga komunat urbane në ato të gjelbëra, zhvillimi ekonomik lokal, kohezioni social dhe bashkëpunimi në iniciativat transnacionale.

“Transformimi nga Komunat urbane në ato të gjelbëra, zhvillimi ekonomik lokal, kohezioni social dhe bashkëpunimi në iniciativat transnacionale ishin temat kyçe të cilat i diskutuam dhe për të cilat jemi dakorduar që të fillojmë bashkëpunimin në mënyrë që të përfitojnë Komunat dhe qytetarët e dy shteteve tona”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

“Niveli lokal nuk është përkrahur asnjëherë më me zell e përkushtim nga niveli qendror. Në mandatin tonë jemi të përkushtuar dhe këmbëngulës që t’i përmirësojmë shërbimet për qytetarët e t’i ndihmojmë kryetarët”, ka shkruar tutje Krasniqi.

 

/TV  Malisheva

Share.