Kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar fshatin Guriq, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi thotë se mungesën e investimeve si dhe investimet e pakta por pa asnjë kriter vërehen sapo hynë në fshat.

Ai me tej thekson se rregullimi i infrastrukturës në fshatin Guriq do të jetë prioritet i qeverisjes së tyre pas 17 tetorit, sepse, sipas tij, kjo është e drejtë themelore e qytetarëve.

Ja shkrimi i tij:

Së bashku me kandidatët për Kuvend Komunal Mirlinda Zulfaj dhe Lulzim Mazreku vizituam fshatin Guriq. Bashkë edhe me aktivistët tanë pamë nga afër problemet që ka ky fshat si dhe folëm për zgjidhjet që qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ofron.

Mungesën e investimeve si dhe investimet e pakta por pa asnjë kriter vërehen sapo hynë në fshat. Infrastruktura bazë si ndriçimi publik, rrugë, kanalizim janë të papërfunduara.

Përkundër mungeses së terenit sportiv në shkollë, nxënësit e shkollës e kanë fituar vendin e dytë në volejboll në nivel komunal.

Rregullimi i infrastrukturës në fshatin Guriq do të jetë prioritet i qeverisjes tonë pas 17 tetorit, sepse kjo është e drejtë themelore e qytetarve. Si dhe mbështetje e parezervë për nxënsit dhe talenteve që ata kanë do të jetë e plotë.

Rregullimi i oborrit të shkolles, si dhe rregullimi i fushës multifunksionale është prioritet i banorëve të fshatit dhe do të jetë zotim i yni.

Zgjidhjet afatgjate e të qëndrushme sot janë bazament i programit tonë, nesër do të jenë bazament i qeverisjes sonë.

Bashkë do të fitojmë, bashkë do të qeverisim.

#144AlbanKrasniqi /TV Malisheva

Share.